Oketa: Kodi Zgjedhor i padrejtë. I duhuri ai i 2005

25/05/2017 00:00

Gazmend Oketa nga Fryma e Re Demokratike tha në Top Story se mirëpriti marrëveshjen mes dy partive të mëdha për zgjidhjen e krizës politike, por shtoi se kjo krizë ishte artificiale.

“Berisha është mjeshtër i shkaktimit të tensioneve dhe konflikteve politike dhe çuarjes së saj në ekstrem dhe më pas zgjidhjen e saj.

Oketa tha se kjo bëri që më shumë se çfarë parimesh u arritën në këtë marrëveshje, opinioni publik u përqendrua tek arritja e saj.

“I gjithë opinioni publik tha shyqyr që e zgjidhën dhe nuk ka asnjë rëndësi se çfarë marrëveshje kanë arritur, rëndësi ka që bënë marrëveshje. Mua m’u bë qejfi që u arrit marrëveshja, por unë s’e quaj marrëveshje, unë e quaj më shumë pazar”,  deklaroi ai.

Sa i takon faktit se më 25 qershor marrëveshja nuk mundëson koalicionet, Oketa tha se për partinë e tij kjo nuk është një risi.

“Për ne nuk është risi që dalim të vetëm në zgjedhje. E provuam në 2013 dhe u provua se kodi këtu tek ne nuk është i drejtë dhe tregon që ne nuk kemi një demokraci përfaqësuese”, shtoi Oketa.

Sipas tij, sistemi që garanton një demokraci përfaqësuese është ai i vitit 2005.

“Vendi i ndarë në 100 zona elektorale, ku qytetarët zgjedhin vërtetë deputetët”, tha ai.

Top Channel