Ngacmonte nxënëset, denoncohet drejtori

25/05/2017 00:00

Drejtori i një shkolle të mesme në Berat është ndaluar nga policia me akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy nxënëseve.

Yzedin Hajdari, 59 vjeç, dyshohet se ka ngacmuar në zyrën e tij dy nxënëse të klasës së 11 në shkollën “Babë Dudë Karbunara”. Denoncimi në polici është bërë në prani të psikologes.

Drejtori, i cili njëkohësisht është dhe mësues i lëndës së gjeografisë në këtë shkollë, mësohet se i kishte marrë nxënëset në drejtori për të kryer një provim të prapambetur.

Raportimet për këtë ngjarje kanë tronditur nxënësit e shkollës. Ata thonë se e dënojnë aktin nëse ai është i vërtetë, por drejtorin e njohin si person korrekt.

“Ne jemi në moshën e mbesave të tij dhe nuk besoj se do bënte diçka të tillë. Jemi shokuar kur e kemi dëgjuar, pasi është shumë person pozitiv”, thonë nxënësit.

I pezulluar tashmë nga detyra, Hajdari akuzohet për veprat penale “ngacmim seksual” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Top Channel