Medalja olimpike e vjedhur në Itali gjendet në Tiranë

25/05/2017 00:00

Oscar De Pellegrin ishte impenjuar shumë për të fituar medaljen e artë në Lojërat Paralimpike të Londrës dhe, pasi ia kishte dalë mbanë, e tregonte me krenari në muzeun e tij personal.

Por ai ra prè e një grabitjeje në shtëpinë e tij, ku hajdutët i kishin vjedhur kujtimin e çmuar që kishte nga karriera e tij sportive.

Fatmirësisht, medalja që kishte fituar në garën e gjuajtjes me hark u gjend në Shqipëri, me atletin që do ta rimarrë shpejt, pas një ceremonie në Ambasadën e Italisë në vendin tonë.

Artan Lame tregoi sesi e gjeti medaljen olimpike në Tiranë, në një treg mallrash të përdorura.

Policia e Provincës së Bellunos, ku banon atleti, në bashkëpunim me kolegët shqiptarë arritën të lokalizojnë medaljen e vjedhur në vendin tonë. Oscar De Pellegrin ka garuar në 6 olimpiada, me “Londër 2012” si edicionin e fundit ku mori pjesë.

Medalja i ishte marrë kampionit në vitin 2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA