
Inteligjenca artificiale e mposhti për të dytën herë kampionin botëror të lojës kineze “Go”. Programi “AlphaGo” e siguroi fitoren pas triumfit edhe në pjesën e dytë të ndeshjes me 3 raunde.
Ekspertët thonë se, Ke Jie luajti në mënyrë perfekte dhe e shtyu në “limit” kundërshtarin e tij kompjuterik, por pa arritur ta mposhtë.
“Jam pak i trishtuar, sepse mendoj që luajta mjaft mirë. Megjithatë, them se do të ketë raste të tjera për të fituar mbi ‘AlphaGo’”, tha Ke Jie, kampion i lojës “Go”.
Lojtarët e kësaj loje kanë 19 gurë në dispozicion dhe luftojnë me njëri-tjetrin për të marrë nën kontroll sa më shumë nga territori i fushës që kanë përpara.
Ajo konsiderohet si një ndër më komplekset në bote, e për kompjuterin është shumë më e vështirë se shahu.
Eksperiencën e saj, “AlphaGo” e ka grumbulluar nga studimi i ndeshjeve të vjetra, e duke luajtur po kështu mijëra herë kundër vetes. “DeepMind”, kompania që e ka krijuar këtë program, thotë se ka në plan, që këtë inteligjencë kaq të avancuar artificiale ta zhvendosë edhe në fusha të rëndësishme, si mjekësia apo shkenca.
Top Channel