Dule: Dy zgjidhje për “të vegjlit”

25/05/2017 00:00

Nuk kushtet kur koalicionet janë jashtë afateve, Vangjel Dule sheh vetëm dy mundësi për partitë e vogla opozitare.

“Ose përfshirja e krerëve të këtyre forcave në listat e PD, por duke patur parasysh që nuk duhet të kandidojnë më si subjekte më vete dhe kjo vë në rrezik shumë të madh ekzistencën e këtyre forcave dhe alternativa tjetër është të dalësh më vete”, tha ai, duke shtuar se në të dyja rastet vendimarrja për këto forca është e dhimbshme dhe me kosto.

Duke folur në Top Story-n e kësaj të enjte, kreu i PBDNJ-së tha se mirëpriti zgjidhjen e krizës dhe marrëveshja e arritur, sipas tij, shmangu vendin nga humnera.

“Shmangëm përplasjet të mëdha që do të ishin me kosto të mëdha për vendin dhe demokracinë tonë”, u shpreh ai.

Top Channel