Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të hënë Tërmeti që ra të mërkurën, me epiqendër pranë Bulqizës, ka shkaktuar dëme në disa fshatra. Përveç ankthit dhe frikës për përsëritje të lëkundjeve të tokës, muret e plasaritura janë disa prej pasojave që po trembin banorët.
Familja me 5 anëtarë e Adriatik Hoxhës, nga fshati Strikçan i njësisë administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë, kërkon ndihmë. Adriatiku thotë se shtëpia e tij është gati e pabanueshme.
“Ka shumë plasaritje, mund të futësh dorën brenda. Është e çarë më shumë se një pëllëmbë. U bëj thirrje organeve përkatëse që të më ndihmojnë sepse jam në gjendje kritike”, thotë Adriatik Hoxha.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me magnitudë 4.4 e kishte epiqendrën në fshatin Vinjollë të Matit. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.
Top Channel