Yee në Beograd: SHBA do të mbrojnë aleatët në Ballkan

24/05/2017 00:00

Një zyrtar i lartë amerikan kërkoi vigjilencë ndaj politikave të Rusisë në Ballkanin e trazuar, ku Moska ka kërkuar të rrisë ndikimin e saj dhe të dëmtojë atë të Perëndimit.

Duke folur sot në kryeqytetin serb, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee tha se Shtetet e Bashkuara “do të mbrojnë dhe mbrojnë fuqishëm” interesat e tyre dhe ato të aleatëve.

Duke folur pas takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiç, Yee veçoi tentativën për grusht shteti në tetor në Mal të Zi, të organizuar nga Moska për të penguar anëtarësimin e vendit në NATO dhe politikën energjitike të Rusisë në rajon, ku disa vende mbështeten vetëm nga furnizimi me energji i Rusisë.

Yee shtoi se Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të nxisin reformat e nevojshme për t’u bashkuar me Bashkimin Europian pas luftërave në vitet 1990, që e dëmtuan zhvillimin ekonomik të rajonit.

Vuçiç, i cili më vonë do të udhëtonte në Bruksel për një takim të ndërmjetësuar nga BE me udhëheqësit e Ballkanit, tha se qëllimi kryesor në rajon është ruajtja e paqes dhe stabilitetit të fituar.

Top Channel