Vrasja në Durrës, policia jep detaje për dinamikën e ngjarjes

24/05/2017 00:00

Policia e Durrësit ka sqaruar dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Rrushkull ku dy persona humbën jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.20 në Rushkull ku Eduart Xhaferri, i plagosur në spital në kushtet e arrestit, ka qëlluar me shotgun Lulzim Qamën, 35 vjeç.

Konflikti i çastit ka nisur nga Lulzim Qama dhe Yzedin Shallari. Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë.

Qama më pas ka goditur me thikë Eduart Xhaferrin, i cili ndodhej brenda mjetit të tij në momentin e sherrit. Ai ka marrë armën e gjahut tip shotgun 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar nga brenda mjetit Qamën.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan arma shotgun dhe thika. Hetimet kanë nisur në akuzën e vrasjes me dashje.

Top Channel