Vlorë, sekuestrohet 932 kg hashash

24/05/2017 08:30

Një furgon i mbushur me hashash është sekuestruar nga Policia e Vlorës, rreth orës 22:30 të ditës së martë.

Furgoni është gjetur në zonën e Kuzum Baba, zonë ku ka dhe banesa në kodrat e qytetit.

Policia ka shoqëruar dy persona në komisariat për veprime të mëtejshme dhe gjatë ditës pritet të japë më shumë detaje për sekuestrimin e drogës në lagjet kodrinore të qytetit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel