Deklarata e Bashës, PS: Shtiret sikur ka hallin e qytetarëve

24/05/2017 00:00

Partia Socialiste ka reaguar pasditen e së mërkurës pas deklaratës së bërë më herët gjatë ditës nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Pasi mbylli çadrën për disa poste, Basha po përpiqet të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve”, thuhet në një reagim për shtyp.

Partia Socialiste shprehet e bindur se, “ata që kundërshtuan vettingun do të humbin në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve”.

“Ata që luftuan për vettingun do të fitojnë edhe betejën për më shumë punësim”, thuhet më tej në deklaratën për shtyp.

Top Channel