Tiranë, përplaset me pemën, dëmtohet “Jaguar-i”

23/05/2017 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e së martës në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.

Nga të dhënat e fundit rezulton se, një mjet tip “Jaguar” është përplasur me një pemë dhe një shtyllë elektrike.

Për fat të mirë, nga përplasja drejtuesi i mjetit nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa është rrëzuar pema me të cilën është përplasur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore që kanë vënë rregull në trafikun e bllokuar përkohësisht nga aksidenti.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel