Panariti: LSI, forcë e parë; Balla: Futëm PD në zgjedhje

23/05/2017 00:00

Për Edmond Panaritin, marrëveshja PD-PS nuk ka asnjë ndikim te LSI-ja dhe se objektivi i tyre për të dalë forcë e parë, mbetet i pandryshuar.

“LSI-ja nuk ndikohet aspak në rezultatin e saj elektoral nga marrëveshjet e çfarëdolloji. Sigurisht, e rëndësishme është që si rezultat i kësaj marrëveshjeje u arrit të vendosej stabiliteti dhe normaliteti i procesit zgjedhor. LSI është forcë e parë në zgjedhjet e ardhshme dhe në funksion të kësaj ftojmë forcat e tjera që të jenë pjesë e koalicionit të drejtuar nga ne”, tha Panariti.

Por, nga Elbasani, ku ishte në takim me banorët e fshatrave Lugaxhi dhe Budan, Taulant Balla vuri theksin tek vettingu: “Pas ditës së djeshme në Parlament, ku më në fund arritëm ta zhbllokojmë reformën në drejtësi, arritëm që të fusim edhe PD në zgjedhje. Kjo do të thotë që fitorja jonë më 25 qershor, për ditë Bajrami, do të jetë edhe më kuptimplotë, për shkak se të gjithë aktorët janë brenda në këtë garë”.

Top Channel