Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari; ishte dënuar në mungesë

22/05/2017 00:00

Agjentët e seksionit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Vlorës kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar “Divizioni”, në kuadër të të cilit është arrestuar një person i shumëkërkuar.

Në një njoftim për shtyp të drejtorisë lokale të policisë thuhet se në pranga ka rënë shtetasi Vasillaq Zaho, 57 vjeç, i akuzuar për “plagosje të rëndë me dashje” dhe i dënuar në mungesë me 4 vjet e 6 muaj burg.

Operacioni “Divizioni” është finalizuar pas disa ditë hetime, gjatë të cilave personi është mbajtur nën vëzhgim. Ai është prangosur në banesën e tij.

Më 4 shtator të vitit 2017, Zaho plagosi në Dhërmi shtetasin me inicialet Th.D, për motive të dobëta. Ai u dënua në mungesë për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.

Top Channel