UKD, nisin riparimet në hapje të sezonit turistik

22/05/2017 00:00

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime në Durrës ka nisur punën për të ulur humbjet në rrjet, në mënyrë që të shmangë problemet në furnzimin me ujë të pijshëm në stinën e verës.

Në shumë zona të qytetit bregdetar ka probleme të shumta me depozitat e dëmtuara që shkaktojnë humbje të konsiderueshme të ujit.Ndaj Ujësjellës Kanalizimet Durrës kanë ngritur një grup te posaçëm specialistësh për verifikimin e rrjedhjeve, si pasojë e tubave të çara apo galixhantëve të dëmtuar të depozitave të durrsakëve.

Brenda një afati disa ditor, qytetarët njoftohen se duhet të riparojnë vetë defektet dhe të shmangin rrjedhjet. Në rast të kundërt, Ujësjellësi njofton se do të marrë masa që nga ndërprerja e furnizimit deri në gjobitje për shpërdorim të ujit të pijshëm.

Këto masa pritet të kenë një ndikim pozitiv për të ruajtur dhe mos shpërdoruar ujin e pijshëm, duke qenë se sezoni turistik sapo ka filluar në qytetin e Durrësit.

Top Channel