Ligjet konfirmojnë dorëheqjen e Denar Bibës

22/05/2017 00:00

Komisioni i ligjeve ka bërë këtë të hënë konstatimin e dorëheqjes së kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.

Biba dha dorëheqjen pak ditë më parë si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, në kuadër të së cilës opozita ka propozuar si kryetar të KQZ-së, Klement Zgurin.

Zguri, aktualisht anëtar i Komisionit, do të votohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, më vonë gjatë ditës, në orën 18:00.

Top Channel