Athinë, anarkistët përleshen sërish me forcat e rendit

21/05/2017 00:00

Athina është kthyer sërish në arenë përleshjesh mes anarkistëve dhe forcave të rendit. Përballja e radhës filloi rreth mesnatës, në zonën pranë Politeknikumit të Athinës, e u shtri në pothuaj çdo rrugicë të lagjes rebele “Eksarqia”.

Dhjetëra anarkistë, të ndarë në grupe 10-15 vetësh, sulmuan në mënyrë të koordinuar të gjitha patrullat e policisë që ndodheshin në qendër të kryeqytetit helen, duke krijuar konfuzion fillimisht në forcat e rendit.

Anarkistët hodhen kokteje molotovi dhe gurë kundër forcave të rendit, të cilat përdorën gjerësisht kimikate dhe granata shpërthyese.

Prej përleshjeve, që zgjatën deri në orën 5 të mëngjesit, u dëmtuan rëndë dhjetëra automjete, disa prej të cilave u dogjën plotësisht.

Policia deklaroi se ka arrestuar 5 anarkistë, ndaj të cilëve do të ngrihen akuzat për shkatërrim prone dhe prishje të qetësisë publike.

Top Channel