Aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili i bashkohet LSI-së

20/05/2017 00:00

Aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili ka vendosur të bëhet pjesë e LSI-së. Gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në Tiranë, ministrja Klajda Gjosha e ka prezantuar para të pranishmëve aktorin, i cili p?rfaq?son dhe nj? grup t? madh artist?sh që kanë vendosur t’i bashkohen LSI-së.

Duke marrë fjalën, Laert Vasili tha se, ndonëse ka jetuar e punuar për shumë vite jashtë vendit, emocionin më të fortë e ka përjetuar duke qenë bashkë me të rinjtë e LRI-së.

“Jam i sigurt për fitoren dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë i sigurt kur shoh se ju nuk jeni nga ata që do bëni dokumentet për të fituar lotarinë për të braktisur këtë vend. Por ju do jepni energjinë tuaj për ta bërë këtë vend, siç zgjodha unë që pas 20 vjetësh të kthehem në Shqipëri pas një karriere jashtë. Ju siguroj se emocionin më të fortë nuk e kam ndjerë në asnjë publik në vendet e Europës, por sot këtu tek ju, tek Lëvizja Rinore për Integrim”, tha Laert Vasili.

Top Channel