Në Kanë me Jeruzalemin në fustan
19/05/2017 00:00
Virginia Woolf ka thënë se “veshjet ndryshojnë pikëpamjet tona për botën dhe pikëpamjet e botës për ne”.
Ky është një mësim që mesa duket e paska zbatuar mirë ministrja e Kulturës e Izraelit, Miri Regev, në festivalin e filmit në Kanë, ku kishte vendosur të vishte një fustan me Jeruzalemin të stampuar në të, si një deklaratë e qartë politike, shkruan The Guardian.
Regev është fotografuar në tapetin e kuq me një fustan të dekoruar me gurë në pjesën e dekoltesë dhe pjesa e poshtme muret e Jeruzalemit. I stiluar nga stilisti Aviad Arik Herman, Regev tha se “këtë vit festohen 50 vjet që nga çlirimi dhe ribashkimi me Jeruzalemin”.
Top Channel