Këngëtarja shqiptare Loredana, largon Adeyemin nga Dortmundi: E dashura do të jetojë në një qytet të madh europian
Kylian Mbappe është futbollisti që ka tërhequr më shumë vëmendjen në arenën evropiane. Disa prej klubeve më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër mes të cilëve edhe Reali i Madridit, kanë shfaqur dëshirën për të blerë kartonin e tij, por që deri tani kanë hasur në rezistencën e Monaco-s.
David Trezeguet ka dhënë këshillën e tij për talentin 18-vjeçar të skuadrës së Principatës duke deklaruar se Mbappe-së i duhet dhënë më shumë kohë që të konfirmohet.
“Mbappe i ka të gjitha cilësitë që të shndërrohet në një prej sulmuesve më të mirë në botë”, tha Trezeguet. “E pret një e ardhme e shkëlqyer. Por i duhet dhënë kohë. Ai duhet të argëtohet në fushën e lojës, duhet të jetë i lumtur. Për të ardhmen e tij po flitet shumë kohët e fundit, por unë shpresoj që ai të qëndrojë te Monaco të paktën edhe një vit tjetër për të shfaqur akoma më mirë cilësitë e tij. Nuk duhet harruar që është vetëm 18 vjeç”.
Mbappe në këtë sezon me Monaco-n ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje të Ligue 1 duke dhënë edhe 11 asist. Në Ligën e Kampioneve, ai e bëri të gjithë botën për vete me 6 golat e shënuar në 9 ndeshje të zhvilluara duke e ndihmuar Monaco-n të kualifikohet deri në gjysmëfinale ku u eliminua nga Juventusi.
Top Channel