Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore Parlamenti grek miratoi me 153 vota pro të deputetëve të partive të koalicionit qeveritar, nga 281 ligjvënës të pranishëm në sallë, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me kreditorët, që përmban një paketë të re masash shtrënguese, me vlere 4.9 mld euro , midis të cilave reduktimin e pensioneve dhe rritjen e taksave.
Por në këtë paketë përfshihen gjithashtu edhe masa kompensuese për shtresat e varfëra të popullsisë, si rimbursime për qeratë e shtëpive apo të barnave mjekësore. Ndërsa 128 deputetët e partive opozitare kanë votuar kundër,përveç disa neneve të parëndësishme.
Tashmë Athina zyrtare pret nga paketa e ndihmës financiare për Greqinë, zhbllokimin e një kësti prej 7.5 mld euro, shumica e të cilave do të shkojnë për shlyerjen e detyrimeve ndaj BQE-së.
“Me përfundimin e votimit, Greqia ka mbajtur plotësisht angazhimet e saj. Tani, topi është në fushen e huadhënësve dhe është radha për të mbajtur ata angazhimet e tyre, siç vepruam ne. Presim dhe kemi të drejtë nga eurogrupi i ditës së hënë një vendim për strukturimin e borxhit grek, që do të jetë ekuivalent me sakrificat e popullit tonë”, tha kryeministri Alexis Tsipras.
Kryeministri grek ka përsëritur edhe një herë se nëse nuk ka një zhvillim pozitiv për lehtësimin e borxhit grek, qeveria e tij nuk do t’i përmbahet premtimeve për implementimin e masave shtrënguese.
Ndërkohë që në parlament diskutohej paketa e katërt e reformave, në sheshin para ndërtesës kanë shpërthyer përsëri incidente të dhunshme, nga të rinj anarkistë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me bomba me gaz lotsjellës.
Top Channel