Basha, takim me aleatët në seli

19/05/2017 12:15

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me krerët e partive aleate, ku u diskutua për listat e deputetëve dhe propozimet për drejtorët e OSHEE, ALUIZNI, Hipotekat, Burgjet dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Në takim u bisedua edhe për strategjinë e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Kreu i PAA-së, Agron Duka, tha pas takimit: “Basha na dha të drejtën të zgjedhim si të hyjmë. Tani të provojmë veten nëse marrim deputetë. Marrëveshja i dëmton pak partitë e vogla. Le t’i masim forcat vetë”.

Top Channel