Bankat, 175 milionë euro prona

19/05/2017 00:00

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të tremujorit të parë të këtij viti, vlera e pronave të patundshme në pronësinë e bankave arriti 23.3 miliardë lekë ose rreth 175 milionë euro

Këto janë ndërtesa tregtare, apartamente apo tokave të sekuestruara nga individë ose biznese, të cilët nuk kanë shlyer kreditë.

Të dhënat tregojnë se në tre vitet e fundit, vlera e pronave të patundshme në bilancet e bankave ka mbetur thuajse e pandryshuar, me një rritje fare të lehtë. Por krahasuar me 5 vjet më parë, kjo vlerë është rritur me katër herë e gjysmë.

Pas sekuestrimit, bankat i nxjerrin pronat në ankand për të rikuperuar vlerën monetare të kredisë së humbur. Por sipas Bankës së Shqipërisë, një pjesë e madhe e pronave nuk arrijnë të shiten duke i detyruar bankat t’i marrin ato në pronësinë e tyre.

Ky është një proces, i cili jo vetëm që ka jo vetëm kosto për bankat, por edhe rreziqe, ku më kryesori është ai i rënies së çmimeve në tregun imobiliar.

Në fund të vitit të kaluar, Parlamenti miratoi një paketë me 5 ligje, për uljen e kredive të këqija dhe forcimin e sistemit financiar. Paketa hyn në fuqi gjatë këtij muaji dhe sipas Bankës së Shqipërisë, ajo do të përmirësojë procesin e ekzekutimeve dhe shitjes së pronave të bllokuara duke sjellë uljen e kredive me probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA