Vazhdon prej më se dy orësh, takimi Rama-Basha

18/05/2017 00:00

Vazhdon prej më tepër se dy orësh takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Ky takim po zhvillohet në ambientin e Kryesisë së Kuvendit dhe vijoi menjëherë pas takimit të zhvilluar mes drejtuesve të disa partive të koalicionit qeverisës dhe opozitës.

Paketa Mcallister mësohet se është çështja kryesore e diskutimit midis Ramës dhe Bashës, takim i cili shikohet si mundësia e fundit për të gjetur një marrëveshje, që do të fuste opozitën në zgjedhje.

Mësohet se pranë Kryesisë ka kaluar edhe Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, por konfirmohet se ai nuk ka preferuar të futet në ambientet e Kryesisë.    

Top Channel