Tahiri çel fushatën në Tiranë

18/05/2017 00:00

Kreu i Partisë Socialiste së Tiranës, Saimir Tahiri bën të ditur në Facebook se socialistët e Tiranës do të çelin sot fushatën, pavarësisht zhvillimeve të fundit politike dhe mundësisë së shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

“Sot më shumë se dje, ka motiv për t’u bërë bashkë për shqiptarët e thjeshtë që nuk u del koha të kuptojnë shumë nga politika e madhe, por që duan një punë, duan mirëqënie për familjen, duan drejtësi dhe shtet që t’i shërbejë e mbrojë. Njofto kë mundesh, takohemi sot në 18.00 te Piramida #pershqiperineqeduam”, shkruan Tahiri.

Top Channel