PD, Selami: Ditë e mirë për Shqipërinë
18/05/2017 00:00
Përshëndetjeve për marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha u është bashkuar deputeti demokrat Eudart Selami.
“Ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Faleminderit BE! Faleminderit SHBA!”, ka komentuar ai në Twitter.
Selami është një nga ata deputetë që njihen si “grupi i rebelëve” në Partinë Demokratike, bashkë me Majlinda Bregun, Jozefina Topallin, etj.
Kjo, për faktin se kundërshtuan bojkotin që partia më e madhe e opozitës i ka bërë Parlamentit dhe që paralajmëronte t’i bënte zgjedhjeve përpara se të arrihej marrëveshja për paketën McAllister.
Top Channel