Mertens rinovon me Napolin

18/05/2017 00:00

Dries Mertens ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me klubin e Napolit, duke shuar zërat që e lidhnin të ardhmen e tij me klube të tjera.

Sulmuesi belg ka rinovuar me napolitanët nëj kontratë që do të zgjatë deri në vitin 2020 dhe do të përfitojë rreth katër milionë euro në sezon.

Krahas rritjes së pagës, agjentët e Mertens kanë arritur të përfshijnë në kontratë edhe një klauzolë, që lejon largimin e sulmuesit kundrejt 30 milionë eurove, klauzolë e cila hyn në fuqi në vitin 2018.

Marrëveshja midis futbollistit dhe klubit është arritur në zyrat e presidentit De Laurentis, në Romë dhe pritet të bëhet publike në orët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA