Kolegji Zgjedhor shtyn shqyrtimin e listave të kandidatëve

18/05/2017 00:00

Kolegji Zgjedhor vendosi shtyrjen e seancës ku do të shqyrtohej kërkesa e Partisë Aleanca Popullore për shpalljen e pavlefshmërisë së listave të deputetëve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Shtyrja erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste, që kërkoi legjitimimin si palë e interesuar në këtë proces gjyqësor. Pasi u tërhoq për vendim, Kolegji vendosi pranimin e kërkesës dhe në të njëjtën kohë të thërrasë si palë e intetesuar të gjitha partitë e regjistruara në KQZ.

Për t’i lënë kohë partive, Kolegji Zgjedhor vendosi ta shtyjë seancën e radhës në datë 22 maj.

Ndërkaq, Partia Agrare Ambientaliste ka tërhequr padinë e saj pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha.

Top Channel