Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë

17/05/2017 00:00

Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur eksploziv në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë në Fushë Krujë gjatë ditës së sotme.

Nga shpërthimi i eksplozivit njëra nga këmbët e shtyllës ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë së Krujës. Policia ka shoqëruar 5 persona me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel