Reagon spitali: Vajza humbi jetën pas një komplikacioni të rrallë

16/05/2017 18:05

Spitali “Continental” ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën gjatë operacionit 15-vjeçarja Blerta Pepa.

Në një njoftim për shtyp, pas shprehjes së ngushëllimeve të sinqerta dhe njerëzore për familjen Pepa, nënvizohet fakti se vdekja e vajzës ka ardhur si pasojë e “një komplikacioni mjaft të rëndë, shumë i rrallë dhe me vdekshmëri të lartë”.

“Bëhet fjalë për komplikacionin “hipertemia malinja”, e cila vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit. Ajo shfaqet nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike”, thotë spitali dhe sqaron se mjeku që u përball me këtë komplikacion e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë, por fatkeqësisht, pa sukses.

Më tej, në reagimin e spitalit thuhet se ky institucion mbetet i hapur për të bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese.

Top Channel