Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Haradinaj e uroi Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Meta, pasi shprehu kënaqësinë për rikthimin dinjitoz e të merituar të Haradinajt në Kosovë, vlerësoi përkushtimin e tij personal, si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj zhvillimit demokratik dhe institucional të Kosovës. Meta dhe Haradinaj diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri, duke ndarë bindjen e përbashkët se realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i të dy vendeve i shërben perspektivës evropiane të qytetarëve tanë si dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Ballkanit.

Top Channel