Bizneset, auditues të huaj

16/05/2017 00:00

Bizneset mund të shmangin kontrollet tatimore, nëse do të pajtojnë një nga 10 kompanitë e njohura audituese për të certifikuar bilancet e tyre financiare. Ministria e Financave ka publikuar listën me 10 kompani, auditimet e të cilave do të njihen zyrtarisht edhe për efekt të pagesës së taksave.

Në listë spikasin emra të njohur si “Deloitte”, “Kpmg” apo dhe “PricewaterhouseCoopers”, por mes tyre ka dhe kompani më pak të njohura.

Moduli i analizës së riskut që përdor administrata tatimore parashikon se bizneset, të cilat kanë deklarata të certifikuara nga kompanitë audituese klasifikohen me risk më të ulët.

Kjo bën që ato të shmangin thuajse tërësisht vizitat apo kontrollet e inspektorëve tatimor dhe t’i paguajnë detyrimet e tyre në bazë të llogarive që certifikohen nga kompanitë audituese.

Njohja e auditimeve private për efekt të pagesës së taksave u lajmërua dy vjet më parë nga Kryeministri Edi Rama si një masë lehtësuese për biznesin.

Sipas Ministrisë së financave, përveç lehtësimit të biznesit kjo masë ul korrupsionin por edhe kostot si për administratën tatimore ashtu dhe biznesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA