Rama-Hoyt, takim në Kryeministri

15/05/2017 00:00

Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, u takua me kryeministrin Edi Rama paraditen e së hënës, si një përpjekje e fundit që mazhoranca dhe opozita të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës.

Një ditë më parë, nga një forum për sigurinë në Budva të Malit të Zi, zyrtari amerikan tha: “Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin, shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Theodore Roosevelt, se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”.

Hoyt Brian Yee do të takojë krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës dhe kjo shikohet si lëvizja e fundit e ndërkombëtarëve që mund t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës, ndërsa shumica është e sigurt të vijojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, kurse opozita kërkon zgjidhje politike dhe qeveri teknike.

Top Channel