“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Ngjitësat me të cilat shpreshim situata apo gjendje shpirtërore në bisedat online bëhen më të personalizuara.
Google i ka bërë këto ngjitësa shumë të ngjashëm me atë që i përdor, duke i krijuar ato duke u nisur pikërisht nga një selfie e përdoruesit.
Risia i përket aplikacionit të mesazheve Allo. Zhvilluesit e Google kanë shfrytëzuar rrjetet neutrale artificiale në fushën e machine learning, dhe i kanë bashkuar me ilustrimet e disa artistëve. Në këtë mënyrë mund të krijosh një paketë ngjitësash duke u nisur nga vetëm një selfie.
Ngjitësat mund të modifikohen nga përdoruesi përmes një sërë opsionesh. Rezultati është kaq i personalizuar sa ekzistojnë pafund kombinime të ndryshme, thotë Google në blogun e tij. Por nuk mund të provohet shpejt për të gjithë. Funksioni është në fakt në fazën e shpërndarjes në pajisjet Android, dhe shumë shpejt për iPhone dhe iPad.
Top Channel