“Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove”/ Rama në CNN: Njerëzit meritojnë të jetojnë në një tjetër lloj mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën Kryeministri Rama iu referua rëndësisë së mesazhit të Komisioneri Hahn për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Jo vetëm në letrën e Hahn, por nga të gjitha kontaktet me Brukselin, Berlinin, Europën, mesazhi është i qartë, reformë në drejtësi, zhbllokim i Vettingut, vazhdim me vendosmëri e reformave që bëjnë shtet dhe kurrsesi jo sjellja e papranueshme e PD me zgjedhjet do të vendosin fatin europian të Shqipërisë”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, tani nuk ka më asnjë dyshim për njohjen e zgjedhjeve të 18 qershorit pa Partinë Demokratike.
“Vetë demokratët e thjeshtë po e braktisin lidershipin e tyre të verbër, ndërsa jashtë vendit PD-së i janë prerë të gjitha kontaktet serioze. Lidershipi i asaj partie i ka humbur të gjithë miqtë dhe partnerët dinjitoz të Shqipërisë, përfshirë edhe miqtë seriozë të së djathtës europiane që nuk e kanë lënë kurrë PD-në në ‘baltë’. Kush mendonte dhe propagandonte marrëzinë se pa PD nuk ka zgjedhje në Shqipëri e ka marrë troç përgjigjen që Europa e bashkuar funksionale e ka dhënë ndonjëherë në një situatë të ndezur politike në Shqipërinë e 27 viteve të fundit”, tha Rama.
Pa Partinë Demokratike, Kryeministri Rama tha se do të zhbllokohet edhe Vettingu.
“Parlamenti i ri pa PD, menjëherë do të zhbllokojë Vettingun në votimin e parë të legjislaturës së ardhshme”, tha Rama.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve, përfshirë atyre demokratë sërish të shkojnë në votime për të vulosur, siç u shpreh ai, fatin europian të Shqipërisë.
Top Channel