“Oriku” shpëton një gomone me emigrantë në detin Egje

14/05/2017 00:00

Anija “Oriku” e Forcave Detare shqiptare ka pikasur një gomone me klandestinë në detin Egje gjatë ditës së sotme.

Gomonia me klandestinë ishte nisur nga brigjet turke dhe kishte si destinacion Greqinë.

Stafi i anijes mori masat e nevojshme për rreth 50 emigrantët që ndodheshin në gomone.

Top Channel