Kapet me heroinë, arrestohet 28-vjeçari në Fier

13/05/2017 00:00

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi i janë gjetur 22 doza heroinë.

Pas një hetimi një mujor, në sajë të një operacioni antidrogë të koduar “Red 2” është bërë i mundur arrestimi i Elvir Kananajt, 28 vjeç, banues në lagjen “Afrimi i Ri”, Fier.

Në momentin e kapjes në flagrancë, Kananajt i’u gjetën me vete 22 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 480 mijë lekë dhe 10 euro.

Top Channel