Basha te selia e PD-së: Rruga e vetme, zgjedhjet e lira dhe të ndershme

13/05/2017 00:00

Pas mbylljes së protestës kreu i PD-së Lulzim Basha iu drejtua selisë blu, ku dhe foli sërish para simpatizantëve. Sot tha ai shpallëm të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhje të lira e të ndershme.

“E gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e lirisë dhe republika e re e vetmja e vërtetë dhe e drejtë që njohim ligjërisht. Sot shpallëm së bashku të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhje të lira e të ndershme. Këtë e dini ju, e di unë, e di bota mbarë se zgjedhje të lira e të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike”, deklaroi Basha.

Top Channel