Basha për kritikat ndaj tij: Të padrejta. Jemi paqësor

13/05/2017 00:00

Basha foli edhe për ata që i quajti kritika të padrejta ndaj tij, Partisë Demokratike dhe protestës së tij disa mujore.

“Nuk kanë rreshtur kritikat, sulmet, shpifjet, qëndrimet totalisht të padrejta ndaj meje, dhe ndaj Partisë Demokratike. Por ju e keni parë që unë as jam stepur, as jam ndalur e as jam kthyer nga rruga ku ju kam premtuar se do ju udhëheqë deri në fund. As nuk jam joshur, për dy arsye. E para se këtë betejë nuk e bëj për veten time, as për karrigen time, as për pushtetin tim, apo të partisë time, po për ju bashkëqytetarët e mi, për shqiptarët, të djathtë e të majtë, e për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme. Sepse këto sulme, kritika, baltosje,m shpifje e qëndrime të padrejta nuk më bëjnë asnjë përshtypje, është se forca ime është tek bashkimi juaj, tek qëndresa juaj. Sot jemi tre herë më shumë, mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh, dhe miliona të tjerë bashkë me ne në këtë referendum historik”, vijoi Basha.

Top Channel