Zgjedhjet, urdhri i Ramës: Ndalohen mjetet dhe fondet e administratës

12/05/2017 00:00

Kryeministri Rama urdhëroi ndalimin e përdorimit në fushatën elektorale të mjeteve të administratës të çdo niveli.

Ne listën e ndalimeve janë punonjësit e administratës, fondet e institucioneve si dhe automjetet shtetërore dhe karburanti në përdorim të titullarit të institucioneve.

Përjashtim nga ky urdhër bëjnë vetëm mjetet e Gardës së Republikës dhe Policisë në përmbushje të detyrave të tyre funksionale.

Urdhri detyron Policinë e Shtetit që kur konstaton përdorimin e mjeteve për fushatë, të bëjë bllokimin e tyre dhe të njoftojë KQZ-në, e cila do japë edhe penalizimin.

Gjithashtu Kryeministri urdhëron të pezullohen nga shërbimi civil dhe t’u ndërpriten marrëdhëniet e punës të gjithë kandidatëve për deputetet që punojnë në administratën publike. Edhe nxënësit e sistemit shkollor parauniversitar të mos përdoren/ detyrohen për fushatë.

Gjithashtu, detyrohen Ministritë që deri më 16 maj të publikojnë listën e aktiviteteve publike të programuara për muajin qershor dhe korrik si dhe listën e projekteve të nisur prej 12 muajsh. Dhe për transparencë, urdhri detyron institucionet që të krijojnë akses për vëzhguesit e regjistruar në KQZ.

Top Channel