Vlorë, sekuestrohet gomonia 10 metra e gjatë

12/05/2017 00:00

Një gomone 10 metra e gjatë është sekuestruar këtë të premte në një magazinë në pyllin e Sodës, në Vlorë.

Autoritetet policore lokale njoftojnë se pas mbikëqyrjes paraprake ka rezultuar se gomonia ishte modifikuar për t’u përdorur për transport narkotikësh.

Ndërkohë, uniformat blu kanë nisur kontrollet në zonën përreth ku u gjet gomonia, për të verifikuar nëse pranë ka sasi të grumbulluara narkotikësh, në veçanti kanabisi.

Top Channel