Shpallet lista e avokatëve kandidatë për KLGJ

12/05/2017 00:00

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Avokati i Popullit ka publikuar listën e 10 avokatëve të vlerësuar sipas pikëve nga komisioni i pavarur “ad hoc” që plotësojnë kriteret ligjore për t’ju nënshtruar më tej procedurave të mëtejshme parlamentare.

Prej kësaj liste, ligji thotë se për në KLGJ vetëm njëri prej tyre duhet të zgjidhet nga Kuvendi me tre të pestat e të gjithë anëtarëve.

Sipas renditjes së pikëve, në vend të parë qëndron Sinan Tafaj, më pas Arben Prifti, Fatos Lazimi, Sokol Lamaj, Genti Sinani, Arben Vani, Alban Toro, Saimir Vishaj, Fatmira Luli dhe Gëzim Allaraj.

Ligji për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit parashikon përbërjen me 11 anëtarë, 6 nga gjyqësori dhe 5 të tjerë duhet të jenë nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.

Top Channel