Shantazh me foto intime, arrestohet 35-vjeçari

12/05/2017 00:00

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pas shantazhit të bërë të dashurës së tij me foto intime.

Mentor Leçini, nga Kavaja, emër i njohur për policinë, pasi është dënuar më herët për vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim është vënë në pranga në momentin që do të merrte paratë nga kërcënimi.

Leçini ka përfituar gjatë kohës që ka qënë në një lidhje intime me R. K., 17 vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qënë në banesën e saj ka arritur të siguroj dhe foto intime të pjesëtarve të tjerë të familjarëve të 17-vjeçares.

Prej disa javësh 35-vjeçari ka kërcënuar vëllain e R. K, se nëse nuk i dorëzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.

Në momentin e arrestimit të tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 100 mijë lekë të reja dhe një telefon, të dhënë nga vëllai i adoleshentes, për mospublikim të fotove.

Top Channel