Basha: Nesër, bashkimi i madh. Çadra do vazhdojë misionin

12/05/2017 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar pasditen e së premtes nga çadra e protestës se protesta e nesërme do të shënojë krijimin e “republikës së re”.

“Nesër do të jetë bashkimi më i madh në histori. Vendi ndodhet në vigjilje të krijimit të republikës së re”, ka deklaruar Basha.

Në fjalën e tij, Basha ka theksuar se pavarësisht protestës, çadra e opozitës nuk do të mbyllet.

“Çadra nuk do të mbyllet por do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit të plotë, atë të republikës së re. Deri në fitoren totale të kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme, që do të jenë të vetmet që do të mbahen në Shqipëri”, ka thënë Basha.

Ai ka shtuar se, në këto 84 ditë qytetarët kanë qëndruar kundër arrogancës, krimit dhe drogës, me kulturë patriotike, qytetare dhe europiane. “E tillë ka lindur kjo lëvizje, e tillë do të vazhdojë nesër”, ka vijuar Basha.

Top Channel