Pas protestave masive në Beograd, Vuçiç njofton dorëheqjen brenda muajsh, SNS pritet të zbulojë platformën zgjedhore Bashkimi Europian jo vetëm nuk do të zmbrapset, por përkundrazi do të marrë hov të ri, duke e hedhur vështrimin në mënyrë të veçantë tek aderimi i vendeve ballkanike.
Deklarata e fortë e Federica Mogherinit erdhi pas ndërhyrjes së saj të martën në OKB. Shefja e diplomacisë europiane tha për “La Stampa” se, pas referendumit mbi shkëputjen e Britanisë nga blloku europian, shumë kishin parashikuar që ajo votë do të shënonte fillimin e fundit.
Por të gjitha zgjedhjet e fundit, jo vetëm ato të Francës, – theksoi Mogherini, – kanë demonstruar të kundërtën.
“Sigurisht që ka probleme, me të cilat duhet të përballemi, sepse shqetësimi i qytetarëve është real. Por europianët kanë nisur të kuptojnë se çfarë është realisht në lojë dhe francezët e thanë fort dhe qartë se mbështesin projektin europian, se duan ta rilançojnë, sepse e konsiderojnë pjesë të zgjidhjes”.
Por “Brexit”, a nuk e dobëson BE-në?
Përgjigjja e kryediplomates europiane tregon hapur se cili është tashmë fokusi i ri i unionit.
“Unë jam e sigurtë se e ardhmja e bllokut nuk do të jetë 27-a, sepse do të kemi vende të reja anëtare. Mendoj për shtetet e Ballkanit, me të cilat jemi duke negociuar hyrjen në Bashkimin Europian. Shumë i referohen këtij procesi si ‘zgjerim’. Unë vet preferoj të flas për ribashkim të Europës”, tha Mogherini.
Pyetja e radhës iu referohet vendeve të rajonit, të cilat shfaqen më problematike për nga situata e raporteve mes tyre apo stabilitetit. Anëtarësimi i Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës mund t’i ndihmonte të kapërcenin problemet e fqinjësisë.
Mogherini sqaron se, është edhe falë raportit të BE-së me secilin prej këtyre shteteve, që është arritur në masë të madhe të kurohen plagët e luftrave të përpara dy dekadave.
“Rruga është ende e gjatë, e lodhshme dhe jo gjithmonë e sheshtë, – thotë ajo. – Por jam e bindur se do të vazhdojë edhe falë faktit, që secili prej tyre ka një perspektive të përbashkët në bllokun europian”.
Top Channel