Kanabis në stan, arrestohet 74-vjeçari

11/05/2017 00:00

Operacioni “Shadow” në qarkun e Vlorës vijon, duke sekuestruar edhe 62 kg të tjerë kanabis sativa e duke vënë në pranga një person.

Operacioni policor pas njësisë administrative Kotë, ka vijuar në Lapardha, ku në stanin e Tahir Aliaj është gjetur dhe sasia e drogës.

Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 62 kilogramë.

Aliaj, 74 vjeç është arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij.

Top Channel