Rrjedhja e bombolës së gazit alarmon banorët në lagjen ’15 Tetori’ në Fier, zjarrfikësit shmangin tragjedinë Nga reforma në drejtësi, tashmë duket se po përdoret vetëm termi “Vetting”, por për gjyqtarët aplikimi sa më shpejt i saj do të zgjidhte edhe çështje të përditshme të gjyqësorit, sikurse janë mbingarkesa dhe harta e re gjyqësore.
Kjo hartë parashikon reduktimin e Gjykatave të Apelit nga gjashtë në 4 në rang vendi .
Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi kujtoi se Gjykata e Durrësit ka vetëm 16 gjyqtare, të cilët duhet të përballen me fluksin e dosjeve duke shqyrtuar më shumë se 10 çështje në ditë.
“Shpresojmë që në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të caktohet numri i gjyqtarëve nëpër gjykata, ku duhet të përfshihet edhe harta e re, sepse siç parashikohet në këtë hartë Kruja përfshihet në Durrës”, thotë gjyqtarja Qeleshi.
Gjate një viti, në Gjykatën e Durrësit janë dorëzuar për t’u gjykuar 7131 çështje, ndërkohë që fluksi mbetet shqetësues për të gjitha gjykatat e mëdha.
Top Channel