Basha: Në asnjë cep të Europës, nuk luftohet kaq fuqishëm për vlerat europiane sesa në këtë shesh të lirisë

11/05/2017 00:00

Në fjalën e radhës të mbajtur në ditën e 83 të protestës, nga çadra Lulzim Basha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 13 majit.

“Teksa marshojmë bashkë drejt vlerave të Bashkimit Europian, ndjejmë përgjegjësinë që të bashkohemi këtu më 13 maj në një bashkim që do të ketë një emër e do të hyjë në histori si referendumi për republikën e re. Kësaj i trembet republika e vjetër, i trembet kupola kriminale, i trembet krimi. Autostrada referendare e 13 majit do të japë vulën për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha.

“Në asnjë cep të kontinentin europian, nuk luftohet kaq fuqishëm për vlerat e Europës sesa në këtë shesh të lirisë. Forca jonë ka qenë kauza e drejtë, interesi qytetar dhe kjo jo vetëm që nuk na ka lodhur, por na ka bërë më të fortë në 83 ditë”, u shpreh ai.

Top Channel