Vasili: Meta President, për të krijuar dialog

10/05/2017 00:00

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, njëkohësisht tashmë dhe kreu i LSI-së është shprehur se zgjedhja e Ilir Metës president u bë për të krijuar dialog.

“Konflikti në poliitkë pengon gjithçka, jo vetëm reformën në drejtësi. Kemi bërë të pamundurën të kishim një garë elektorale edhe me opozitën. Zgjedhja e Metës jo për t’i shpëtuar vettingut, po për të krijuar dialog”, është shprehur Vasili.

Ai ishte i pranishëm në inaugurimin e Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Top Channel