Përpunimi i qumështit, Erzeni shton kapacitetet. Rama viziton fabrikën

10/05/2017 00:00

Qeveria Shqiptare ka akorduar 2 grante për kompaninë “Erzeni”, sot një prej firmave të njohura të qumështit dhe nënprodukteve të tij në tregun shqiptar dhe jo vetëm, për të mundësuar rritjen e kapaciteteve prodhuese deri në 30 ton në ditë, por edhe cilësinë e këtyre produkteve.

Pas heqjes së TVSH për makineritë e prodhimit dhe përmes grantit të qeverisë në 2015-ën, në shumën e 40 milionë lekëve, sipërmarrësi ka investuar për ngritjen e infrastrukturës modern me standardet më të larta dhe teknologji.

Granti i dytë, i dhënë në 2016-ën sërish prej 40 milionë lekësh është investuar në sistemin CIPS dhe komandimin elektronik të fabrikës. Kompania “Erzeni” ka zgjeruar aktivitetin e saj dhe sot në të gjithë zinxhirin e prodhimit angazhon 4500 fermerë. Kryeministri Rama ka parë nga afër ambientet e fabrikës.

Gjatë bashkëbisedimit me grumbulluesit, kryeministri bëri thirrje për bashkimin e fermerëve pasi copëzimi në njësi të vogla rrit kostot e prodhimit por edhe të produktit.

Top Channel