Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka uruar kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në postin e presidentit të Shqipërisë.
Me anë të një telegrami, Nikolic ka shprehur besimin se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Serbisë dhe Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
“Me rastin e zgjedhjes suaj si President i Republikës së Shqipërisë, po ju shpreh urimet e mia më të mira për sukses në kryerjen e detyrave tuaja me përgjegjshmëri. Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen. Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona dhe të rajonit ku jetojmë. Ju lutem të pranoni konsideratën time më të lartë”, ka thënë Nikoliç.
Top Channel